Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 dhe 11 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve për veprën penale “falsifikimi i rezultateve të votimit” në Dragash e Suharekë.
Rasti në Dragash
Më 10 shkurt, ndaj tre të pandehurve L.A., B.B. dhe S.S., është refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit. Ata janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, për gjashtë të pandehurit e tjerë – A.K., M.R., E.R., A.Q., A.T. dhe R.Sh. – është refuzuar kërkesa për paraburgim, por gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, masë e cila mund të zgjasë deri më 9 mars 2026.
Rasti në Suharekë
Sa i përket Komunës së Suharekës, janë pranuar dy kërkesa për paraburgim ndaj 19 të pandehurve për të njëjtën vepër penale.
Më 11 shkurt 2026, në Departamentin e Krimeve të Rënda janë mbajtur dy seanca gjyqësore, nga ora 18:30 deri në 22:00.
Gjykata ka refuzuar kërkesën për paraburgim ndaj dhjetë të pandehurve – A.Z., B.Z., B.V., E.M., F.K., G.R., Y.Z., L.F., M.H. dhe B.D. – të cilët janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, për nëntë të pandehur – H.S., Sh.K., H.G., G.K., F.G., J.D., F.V., J.G. dhe B.K. – është refuzuar paraburgimi, por është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj, e vlefshme deri më 10 mars 2026.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
