Në përkujtim të Epopeja e UÇK-së, sot u mbajt Mbledhja Solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku u rikujtua se sakrifica e familjes Jashari, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, përbën bazamentin e lirisë dhe shtetformimit të Kosovës.
Qëndresa e pathyeshme e Jasharëve më 5, 6 dhe 7 mars 1998 ishte moment vendimtar në historinë tonë kombëtare. Flijimi i tyre heroik u shndërrua në thirrje për mobilizim, duke frymëzuar shumë vajza e djem që të vazhdonin rrugën e çlirimit, e cila, me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, solli lirinë pas një periudhe të gjatë shtypjeje.
Familja Jashari dhe lufta çlirimtare e Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbeten simbol i qëndresës dhe përgjegjësi për secilin prej nesh që ta përmbushim amanetin e dëshmorëve e martirëve, ta forcojmë shtetin dhe ta ndërtojmë një Kosovo më të drejtë për të gjithë.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për liri!
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
