10 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Masa e përkohshme vlen nga data 9 e deri më 31 mars, që ia ndalon Kuvendit dhe Presidentes çdo veprim deri me këtë datë.

Ky vendim vjen pasi kryeministri Albin Kurti, e dorëzoi për shqyrtim në këtë gjykatë dekretin e presidentes të premten e kaluar për ta shpërndarë Kuvendin.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 116 (2) të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit dhe rregullat 44, 45, 46 (2) dhe 48 (1) (d) të Rregullores së punës, më 9 mars 2026, njëzëri VENDOS I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohëzgjatjen e përcaktuar sipas pikës II të këtij Vendimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses njofton Klankosova.tv.

Kushtetuesja urdhëroi, në pikën e dytë të vendimit, që masa e përkohshme “hyn në fuqi më 9 mars 2026, në kohëzgjatje deri më 31 mars 2026”.

Presidentja Vjosa Osmani, nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi Presidenti i ri nuk u zgjodh deri në fund të ditës së enjtë, më 5 mars.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Andin Hoti: Pashë me sytë e mi tentimin për shantazh ndaj Kurtit për çështjen e presidentit

Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj...

Lajmet e Fundit