7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën, ka zhvilluar ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në rajonin e Prizrenit, me fokus në masat e sigurisë dhe parandalimin e keqpërdorimit të internetit.

Aktiviteti është udhëhequr nga rreshteri Nexhat Morina, me qëllim informimin e nxënësve mbi rreziqet online, dukuritë negative dhe pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i pakontrolluar i internetit. Në këto ligjërata kanë marrë pjesë edhe psikologët e shkollave, të cilët kanë kontribuar në diskutime me nxënësit, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj dite ligjërata është mbajtur në SHFMU “Pllanjane” në fshatin Pllanjan të Prizrenit, ku janë shpërndarë edhe broshura informuese me titull “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”.

Policia njofton se aktiviteti do të vazhdojë edhe në shkolla të tjera të rajonit, me synim përfshirjen sa më të gjerë të nxënësve dhe rritjen e vetëdijes për sigurinë digjitale.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në promovimin e sigurisë publike dhe edukimin e brezave të rinj për një kulturë më të lartë shoqërore dhe digjitale./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bekim Gashi emërohet Kryeshef Ekzekutiv i “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

K.R.U. Hidroregjioni Jugor Sh.A. ka njoftuar se Bekim Gashi është emëruar në detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, Gashi ka...

Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

Viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Masakra e Suharekës e 26 marsit...

Lajmet e Fundit