Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit të përhershëm për të rënët.
“Sot i kujtojmë dhe i nderojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Greikoc. E përjetshme qoftë lavdia e tyre”, ka shkruar ai, raporton PrizrenPress.

Në një tjetër mesazh, ai ka shtuar: “Dëshmorët e këtij vendi nuk janë vetëm pjesë e historisë, por frymëzim i gjallë për çdo hap që hedhim sot. Ata na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë. Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e Vraniçit”./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
