Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të AMF-së në Gjonaj.
“Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar sot asfaltimin e një segmenti rrugor prej 160 metrash, në afërsi të AMF-së në Gjonaj”, ka bërë të ditur Komuna, raporron PrizrenPress.

Nga Komuna theksohet se investimet në infrastrukturë mbeten ndër prioritetet kryesore.
“Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore mbetet prioritet i Komunës së Prizrenit, me synim lehtësimin e qasjes dhe përmirësimin e lëvizjes për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
