Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e play-off-it, avantazhi i terrenit vendas dhe lufta për mbijetesë.
Trepça udhëheq kampionatin me 51 pikë dhe ka siguruar tashmë vendin e parë, ndërsa pas saj renditen Bashkimi me 46 pikë dhe Golden Eagle Ylli me 41 pikë, që kanë siguruar pjesëmarrjen në “play-off”.
Në garën për vendin e katërt dhe për pozita sa më të favorshme në çerekfinale, lufta është e ashpër mes Peja me 38 pikë, Sigal Prishtina me 37 pikë, ndërsa Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi kanë nga 36 pikë, duke rrezikuar edhe mbijetesën në elitë, raporron PrizrenPress.

Të mërkurën zhvillohen tri ndeshje vendimtare:
Trepça – Sigal Prishtina
Kjo përballje sjell liderin e kampionatit ndaj një Prishtine që lufton për vendin e gjashtë dhe kualifikimin në “play-off”.
Vëllaznimi – Peja
Derbi i fortë ku Peja synon vendin e katërt dhe avantazhin e terrenit vendas, ndërsa Vëllaznimi kërkon pikë jetike për mbijetesë.
Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029
Një duel vendimtar për të dy skuadrat: Ylli kërkon pozita më të larta në play-off, ndërsa Rahoveci lufton për mbijetesë dhe çdo fitore mund të ndryshojë fatin e sezonit.
Të enjten mbyllet sezoni i rregullt me:
Bashkimi – Bora
Bashkimi hyn në këtë sfidë pas një sezoni shumë të fortë në krye të tabelës, ndërsa Bora kërkon ta mbyllë kampionatin me rezultat pozitiv.
Xhiroja e fundit pritet të sjellë dramë deri në sekondat e fundit, duke përcaktuar përfundimisht çiftet e “play-off”-it dhe skuadrat që do të vazhdojnë garën për titull apo do të luftojnë për mbijetesë në elitën e basketbollit kosovar./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
