Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit.
Gjatë takimit janë diskutuar ndryshimet e propozuara, ndërsa pjesëmarrësit kanë dhënë komente dhe sugjerime me qëllim përmirësimin e politikave lokale dhe rritjen e transparencës në vendimmarrje.
“Gjatë këtij takimi u diskutuan ndryshimet dhe u dhanë komente e sugjerime nga të pranishmit, me qëllim përmirësimin e politikave lokale dhe rritjen e transparencës në vendimmarrje”, thuhet në njoftimin e komunës., raporton PrizrenPress.

Sipas komunës, të gjitha komentet dhe propozimet e paraqitura do të shqyrtohen nga grupi punues përgjegjës, i cili do të japë vlerësimet përkatëse dhe do t’i evidentojë ato në procesverbal dhe raport zyrtar.
“Të gjitha komentet dhe propozimet do të shqyrtohen nga grupi punues dhe do të jepen komentet e nevojshme, të cilat më pas do të evidentohen në procesverbal dhe raport”, thuhet më tej.
Rregullorja pritet të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, ndërsa konsultimi publik mbetet i hapur deri më 15 prill 2026./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
