Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e mirë para fazës vendimtare të kampionatit.
Prizrenasit e mbyllën këtë fazë me fitore bindëse ndaj Borës, ndërsa tashmë e kanë të siguruar kualifikimin direkt në gjysmëfinale të “play-off”-it, raporton PrizrenPress.

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, nga klubi është vlerësuar rrugëtimi i deritanishëm dhe është theksuar se e gjithë vëmendja tashmë është te ndeshjet vendimtare.
“Sezoni i rregullt u mbyll me 20 fitore dhe 8 humbje. Një rrugëtim i fortë, me shumë punë dhe përkushtim nga e gjithë skuadra. Faleminderit tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit – energjia juaj ka bërë diferencën. Tani fokusi kalon te Play-Off-i. Shihemi në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, gati për sfidat që na presin”, thuhet në reagimin e Bashkimit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
