Në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë është përuruar Dhoma e Kontaktimit, një projekt që synon forcimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve.
Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm institucional në krijimin e një ambienti të sigurt dhe profesional për realizimin e kontakteve familjare në raste të ndjeshme sociale, duke ndihmuar në ruajtjen e lidhjeve prind–fëmijë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Elshani, theksoi rëndësinë e këtij investimi për mirëqenien e fëmijëve dhe qasjen institucionale ndaj rasteve sociale.
“Ky investim vendos fëmijën në qendër të kujdesit institucional, duke ndihmuar në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve familjare edhe në situata të ndjeshme, si dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm për trajtimin me profesionalizëm të rasteve nga institucionet përkatëse”, u shpreh Elshani.

Edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Zenel Haliti, vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve gjatë proceseve të kontaktit.
“E shohim si një institucion shumë të domosdoshëm për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të përshtatshëm për fëmijët”, theksoi Haliti.
Mirënjohje e veçantë u shpreh për Shoqatën “Bereqeti” dhe donatorët që mundësuan realizimin e këtij projekti, i cili vlerësohet si një investim i drejtpërdrejtë në një të ardhme më të sigurt dhe më humane për komunitetin./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/