Gjyqësori heq dorë nga Stema e Republikës

Gjykata-qekiqiGjyqësori ka hequr dorë nga përdorimi i Stemës së Republikës së Kosovës. Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) i ka urdhëruar të gjitha gjykatat që në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të përdorin vetëm stemën e vet.
Vendimin për heqje e ka marrë më 30 dhjetor 2013 pas ndryshimit të stemës së vjetër, kurse nga 3 janari ka hyrë në fuqi ky vendim.

KGJK i ka njoftuar gjykatat se prej 3 janarit nuk përdoret më stema e vjetër dhe ajo e Republikës së Kosovës.

Heqjen e stemës KGJK-ja e ka bërë dy muaj pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte hequr elementet e shtetit, duke përfshirë stemën nga fletëvotimet. Këtë e kishte kërkuar pala serbe në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel. Kishte kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe gjyqësori, çka ishte kundërshtuar. /Koha Ditrore/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve komunalë të Suharekës: Rrugët nuk u ndërtuan kurrë, por pagesat u kryen

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, prej të cilëve katër janë zyrtarë komunalë, ndërsa dy të tjerë janë pronarë të...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit