7.3 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

45 persona gjobiten për moszbatim të masave anti-COVID në Prizren

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aktivitet në lidhje me zbatimin e masave anti-COVID në qendra tregtare, sheshe e lokacione të tjera në komunën e Prizrenit.

45 persona janë gjobitur për mosrespektim të masave kundër COVID-19 në këtë aksion të kryer në tri lokacione të kësaj komune.

“Më datat 30/31 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, konkretisht në tri lokalet (dy lokale Shisha Bar dhe një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti-Covid-19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale, e që nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006”.

Më Shumë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Lajmet e Fundit