48 aksidente në 24 orët e fundit

Brenda 24 orësh në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente.

Një aksident me fatalitet, 14 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale janë shënuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në fshatin Budrikë e Epërme të Gjilanit është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve.

Sipas raportit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një biçikletë dhe një veturë, me ç’rast lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në Ferizaj në Rrugën “Skënderbeu” dje ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç ‘rast lëndime trupore ka pësuar një burrë, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka raportuar se rastet e aksidenteve janë duke u hetuar.

Policia para tetë ditësh kur në dy aksidente vdiqën 3 persona u bëri thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes.

Për dy vjet e gjysmë në Kosovë nga aksidentet kanë vdekur 277 persona.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit