“Na dhanë 400 euro në dorë, morëm leje 6-mujore dhe na futën në kurs gjuhe”.
Ky është një titull në GSH, që i referohet një çifti nga Kukësi, që ka kërkuar azil në Gjermani.
Ata nuk kanë pyetur farë nëse u jepet azil apo jo, por kaq u mjafton për të braktisur varfërinë shqiptare.
Ndërkohë News24 raporton se dhjetëra familje tashmë e kanë zbrazur të gjithë Torovicën në Lezhë, në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim.
Asnjë vend në BE nuk pranon më shumë emigrantë se Gjermania.
Por sa njerëz fitojnë azil?
Një në tre lejohet të qendrojë në Gjermani, thotë një eksperte, por shanset janë më të mëdha për sirianët apo irakianët.
Vendet e Ballkanit thuajse nuk kanë asnjë shans.
Megjithatë fluksi nuk ndalet.
Raportohet se tashmë nuk po lëshohen edhe certifikata, për të mos lejuar njerëzit që të marrin pasaporta për t’u larguar.
A e dëmton kështu qeveria lëvizjen e lirë?
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë: “Jemi plotësisht të vendosur për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke respektuar rregullat nga ne dhe ndërkombëtarët. Është e vërtetë se ka fluks. Kemi evidentuar edhe grupe që duan të përfitojnë dhe policia po heton për rrjete të mundshme. Ka disa procedime penale. Jemi në bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe jo për qëllime joligjore, siç është azil-kërkimi i paligjshëm”.
Por ish- kryeministri Sali Berisha jep shifra tronditëse.
“Sirenave te alarmit qe vijne nga BE dhe vendet anetare per eksodin e shqiptareve kete pranvere, mjafton te rikujtoj ketu se nga 1700 kerkesa per azil qe ishin ne janar te ketij viti ne 10 ditet e para te prillit numeri u rrit ne 5 mije kerkesa, qeveria shqiptare iu pergjigjet me mohimin e direkt nga eksponente kryesore te saj te eksodit, çka indirekt perben nje nenvleftesim te qellimshem dhe inkurajim te fenomenit.
Madje perfaqesues te qeverise deklarojne keto dite pa pike pergjegjesie se kjo qe po ndodh nuk kercenon aspak vizat. Po keshtu, perfaqesues te saj ne media, per te justifikuar rritjen e paprecedente e te madhe te kerkesave per azil politik ne keto muaj, spekullojne me shifra duke cituar shifrat e shqiptareve qe kane marre leje qendrimi per bashkim familjar apo studime ne vitet e shkuara, praktika normale keto dhe ne perputhje te plote me ligjet e BE. Asnje nga personat qe ka marre leje qendrimi per bashkim familjar apo studime nuk ka kerkuar azil politik.
Ne vitin 2012 ka patur vetem 250 kerkesa per azil politik kundrejt 14 mije kerkesave ne vitin 2014. Madje ka informacione te besueshme se aktiviste dhe punonjes te “aleances se qelbesirave” ne nivel lokal nxisin thuhet per qellime elektorale apo ndofta dhe fitimi, direkt me mashtrime, largimin e njerezve drejt vendeve te BE. Keto dite qeveria flet per Vloren, Kukesin dhe fsheh me qellim Durresin, qe prej se paku 6 javeve eshte porta me kryesore e largimit te njerezve nga Shqiperia.
Mohimi i eksodit nga ana e qeverise, deklaratat se kjo qe po ndodhe nuk kercenon rikthimin e vizave, maskimi i shifrave te azilkerkuesve te kesaj pranvere me shifrat e lejeve te qendrimit per bashkimet familjare apo studime, nxitja me militante dhe punonjes te administrates lokale te njerezve per t’u larguar nga Shqiperia, injorimi i Durresit si porta kryesore e eksodit, te gjitha keto deshmojne se kjo qeveri inkurajon dhe mirepret eksodin per qellime sociale dhe elektorale!!” shkruan ai.