11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

550 pacientë me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës, 51 në Spitalin e Prizrenit

Bazuar në raportet e 4 majit 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë me Covid në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 550 pacientë, raporton PrizrenPress

452 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, ku 31 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë

13 prej tyre në gjendje të rënduar
175 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
182 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 94 pacientë
Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë
Mjekimi Intensiv-Covid, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë

18 në gjendje të rënduar
277 të konfirmuar pozitivë
235 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 51 pacientë
Spitali i Gjakovës, 68 pacientë
Spitali i Pejës, 74 pacientë
Spitali i Gjilanit, 40 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 13 pacientë

Më Shumë

Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa ndëshkuese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, kanë njoftuar se sot kanë mbajtur takim të...

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Lajmet e Fundit