4 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

58-vjeçari shpallet i pafajshëm pas 30 viteve burg

Anthony Ray Hinton ishte 28 vjeç në vitin 1985, kur u dënua me vdekje për vrasjen e dy menaxherëve të një restoranti në Birmingham të Shteteve të Bashkuara, të cilën nuk e kishte kryer.

30 vite më vonë drejtësia është vënë në vend, por ai kaloi vitet më të bukura të jetës së tij pas hekurave.

“Çdo ditë, çdo muaj, çdo vit që shteti i mori, ata nuk kanë fuqinë t’i kthejnë përsëri”, tha avokati iAnthony.

58-vjeçari fitoi pafajësinë dhe u lirua ditën e premte. Avokati, Bryan Stevenson, tha se klienti i tij u dënua pasi nuk ishte në gjendje të përballonte financiarisht këshillën më të mirë ligjore.

Pasi doli nga burgu, Hinton përqafoi anëtarët e familjes dhe tha: “Faleminderit Jezus. E gjitha që duhet të bëja ishte të testoja armën”, tha 58-vjeçari duke dashur të shpjegojë arsyet se pse ai nuk duhet të kishte qëndruar në burg për 3 dekada.

Plumbat nga vendi i ngjarjes ishin prova e vetme që lidhte Anthony-n me vrasjet. Prokurorët thanë se metodat moderne mjeko-ligjore zbuluan se plumbat në vendngjarje nuk ishin qëlluar nga arma e gjetur në shtëpinë e Hilton.

Në gjyqin e tij të parë, avokati i zotit Hinton tha se klienti i tij nuk kishte para mjaftueshëm për të marrë një ekspert që do ta mbronte nga akuzat e prokurorisë.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi vitin e kaluar se zoti Hinton nuk kishte këshillën e duhur ligjore në gjykimin e parë dhe tha se rasti duhet të rishqyrtohet në një gjyq të dytë.

Më Shumë

Shoqata “Esnaf” organizon iftare për familjet në nevojë gjatë Ramazanit

Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Kryetari i shoqatës, Varis...

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Lajmet e Fundit