7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

6.5 për qind e mësimdhënësve do të testohen për COVID-19 në mënyrë rastësore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari kanë vizituar Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime.

Me këtë rast Likaj tha se këto vizita po realizohen pa paralajmërim, por që u shpreh i kënaqur me organizimin që po bëjnë shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor. Ndonëse thotë se janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve për fillimin ose jo të mësimit me 14 shtator.

Ministri ka bërë të ditur se 1,500 mësimdhënës do të testohen për koronavirus, ose 6.5% e tyre dhe përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore.

“Këto vizita realizohen pa paralajmërim që të shohim gatishmërinë për fillimin e vitit të ri shkollor sipas udhëzimeve të MASH-it. Thënë të drejtën jemi të kënaqur me përgatitjet që janë bërë. Ne jemi të përgatitur, presim rekomandimin për fillimin e vitit të ri shkollor nga institucionet përgjegjësi”, ka thënë ai./EO/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas një videoje nga...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit