8.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

61 deputetë kundër Arsim Bajramit të PDK-së, Brovina ndërpret seancën

Kuvendi i Kosoves 7

Seanca ndërpritet deri në njoftimin e ardhshëm.. Kandidati i PDK-së, Arsim Bajrami nuk ka arrit të marrë vota e nevojshme për zgjedhjen e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesja nga radhët e PDK-së, vazhdoi seancën konstituive të legjislativit të V-të të Kosovës, duke u thirr në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që thotë se në seancën e 17 korrikut nuk janë zgjedhur kryetarët dhe nënkryetarët.

Ajo ftoi nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi, të propozoi kandidatin e këtij subjekti për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i propozuar nga subjekti i tij siç është cekur më parë, është Arsim Bajrami.

Për votuan 44 deputetë, kundër 61, abstenojnë 11.

“Kandidati nuk mori votat e mjaftueshme, për t’u shpall kryetar të Kuvendit. Prandaj, jam e detyruar ta ndërpres këtë seancë”, tha ajo.

 

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës sapo ka arritur edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Kori diplomatik i akredituar në Kosovë, ka filluar të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku do të shikoj për së afërmi seancën e sotme.

Deri tash është parë një delegacion i Ambasadës Amerikane, ambasadorja e Francës dhe ambasadori i Belgjikës.

Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e legjislaturës së pestë kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku do të marrin pjesë në seancën e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit.

Deri në këto momente janë parë të kenë hyrë rreth 10 deputetë të partive të ndryshme.

Seanca është cilësuar si problematike nga kryesuesja, Flora Brovina. Kjo për faktin që të dyja blloqet mendojnë se posti i kryetarit u takon atyre. /KP/

Më Shumë

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Lajmet e Fundit