5.5 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

65 persona të arrestuar në rajonin e Prizrenit, për pesë ditë

PoliciaKS-prangatPolicia e Rajonit të Prizrenit, nga e hëna e kësaj jave e deri më sot, ka shoqëruar dhe arrestuar persona të kërkuar nga gjykata dhe disa prej tyre janë dërguar në burgje të Kosovës.

“Me qëllim të krijimit të një vendi më të sigurt dhe respektimit të ligjit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka hartuar plane veprimi që kanë të bëjnë me sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin. Për këtë prin Stacioni Policor i Prizrenit, policët e të cilit kanë arrestuar apo shoqëruar 25 persona për vepra të ndryshme penale. Nga këto: tre të dyshuar janë nën masën e arrestit policor; nëntë persona janë dërguar në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale.

Në Rahavec policia ka arrestuar 15 persona: katër për vepra të ndryshme penale; dhjetë sipas urdhëresave të gjykatave dhe një është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërsa në Suharekë policia ka kryer shtatë arrestime, prej tyre dy persona kanë përfunduar në burg.

Në Malisheva ka kryer gjashtë arrestime, prej tyre dy me urdhër arrest dhe Dragashi ka kryer 12 arrestime: tri arrestime për vepra të ndryshme penale dhe nëntë arrestime sipas urdhër arrestit të gjykatave. Aksioni i policisë nuk ka përfunduar por do të vazhdojë edhe ditëve tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

Më Shumë

Shaban Shabani: Nuk do të jem kandidat për deputet

Shaban Shabani, ish-kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit,  ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës...

Jeronimo Sarin emërohet trajner i Yllit

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit, Jeronimo Sarin, i cili vetëm para pak ditësh është larguar nga posti i...

Lajmet e Fundit