3.2 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

7 Marsi-Dita e protestës në Prizren

protestoGrupi i ‘Qytetarëve Aktiv për Prizrenin’,sot 7 Marsin do ta shënojë duke protestuar në sheshin “Shatërvan”. Këtë ata do ta bëjnë si shenjë kundërshtimi ndaj shumë skandaleve që kanë ndodhur në fushën e arsimit në këtë qytet.

“Duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në drejtorinë e Arsimit në Prizren, pas raportimeve të gazetarit Rami Berisha për shkelje të ndryshme ligjore dhe shpërfillje të procedurave të rekrutimit të mësimdhënësve, si dhe duke pasur parasysh skandalet, hetimet dhe akuzat e shumta ndaj zyrtarëve publik në qeverisjen lokale, kemi ardhur në përfundim se qëndrimi i mëtutjeshëm i këtyre njerëzve në krye të institucioneve është fyerje ndaj mësimdhënësve dhe qytetarëve të Prizrenit”, thuhet në komunikatën e tyre.
Më tutje në komunikatë thuhet se, duke e konsideruar arsimin si shtyllë kryesore të zhvillimit shoqëror, ata thanë se kanë vendosur që ta kundërshtojmë këtë gjendje të krijuar nga ky pushtet në Prizren, i cili ka degraduar dhe shkatërruar sistemin arsimor.

“Prizreni sot ndihet i ofenduar nga skandalet në Drejtorinë e Arsimit, nga akuzat dhe hetimet ndaj zyrtarëve publikë për shkelje të ligjit dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare”, vazhdon më tej komunikata.

Qytetarët Aktivë, së bashku me Shoqatën e Veteranëve të Arsimit dhe Shoqatën e Mësimdhënësve udhëtarë, u bënë thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe qytetarëve, që për dinjitetin e mësimdhënësve prizrenas, ditën e mësuesit ‘7 Marsin’ ta shënojnë duke protestuar paqësisht në sheshin “Shatërvan” prej orës 13:30.

Më Shumë

Maratonë simbolike me biçikleta për 18-vjetorin e Pavarësisë në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Prizren u organizua një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e çiklistëve...

Dyshohet për keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Prizren, një person pëson lëndime

Një rast i dyshuar i keqpërdorimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është raportuar në Prizren, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit