7 Marsi – Dita e Mësuesit

7 marsiNë mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit.

128 vjet më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.

Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike. Veç tjerash konsiderohet një fitore për popullin shqiptar, pasi deri atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyre të fshehtë.

Shkolla qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.

Për nder të kësaj dite, ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, tre vite më parë ka ndarë çmimin “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar, çmim i cili nga atëherë u bë tradicional. Këtë vit ky çmim iu nda Mallzum Qejanit nga Gjimnazi “Dardania” i Hanit të Elezit.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit