-1.7 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

7 persona humbën betejën me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues numri i atyre të cilët po e humbin jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Brenda 24 orëve të fundit, në vend janë shënuar edhe 7 viktima të tjera të cilët për fat të keq e humbën betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 192 persona.

Ndërkohë, në vend sipas bilancit të fundit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, janë raportuar edhe 239 raste të reja me COVID-19.

E në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.

Më Shumë

Bedri Hamza promovon në Suharekë potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar Group” në Suharekë, e cila ka thënë se është dëshmi se energjia...

Ballkani nis përgatitjet për sezonin pranveror, synon mbrojtjen e titullit kampion

FC Ballkani ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës, pas rikthimit nga pushimi i shkurtër dimëror. Kampionët aktualë synojnë të jenë...

Lajmet e Fundit