Vazhdojnë të vijnë reagime pas dënimit të një qytetarit ashkali me 7 vjet burg për vjedhjen e 450 eurove.
Ka qenë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu që ka reaguar e para e më pas edhe ish kolegu i saj, tash deputet i PSD-së, Frashër Krasniqi.
Edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar për këtë rast, shkruan Ballkani.info.
“7 vite burg per nje person te komunitetit Ashkali, per vjedhjen e 450 eurove. 1 vit burgim me kusht per Ramadan Mujen per korrupsion, profil i larte. Zero vit burg per shumicen dermuese te te korruptuarve, prap profile te larta. Sistemi i drejtesise kosovare”, shkruan analisti, Artan Murati.
Banorët e lagjës ku jeton 18 vjecari, i cili është dënuar me një dënim tepër të rëndë, dyshojnë që djaloshi është trajtuar në mënyrë drakonike nga drejtësia vetëm pse është i komunitetit ashkali. /Ballkani.info/