23.4 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

82-vjeçari nga Prizreni tregon si e mbyti ariun me sëpatë që ta shpëtojë djalin(Video)

82 vjeçari nga Korisha e Prizrenit, Avdyl Gega ka folur në emisionin Frontal në T7 mbi historinë e tij që lidhet me një ari.

Gega kishte mbytur një ari i cili rrezikonte jetën e djalit të tij, Ylberit 10 vjeçar. E gjithë ngjarja ndodhi më 2007.

‘’Isha me djalin tim duke e dërgu me ja tregu varret e të parëve tanë. Rrugës po ulërin një arushë. Ajo ishte e plagosur, dhe kur na pa mendoi që ne e kishim plagos’’, tregon Gega në T7. Gega rrëfen në detaje momentin kur qëllon ariun me sëpatë.

‘’Ja kom ly midis ballit, ma zor, kom hjek masnej tuj e hjek sakicën prej ballit edhe sakica e vogël, se skom pas sakicë të madhe. Edhe u rrzu, para meje u rrzu. Vec u çu ma ka ngjit kamën e djathtë, I kam shejat e dhambve. Po çuditna qysh e fitova luftën, po kryesorja ish prej djalit me ik alarmi e taksirati’’, rrëfen Gega.

I moshuari thotë se ariu ngordhi pasi piu ujë në liqenin afër me gjithë plagët që ia kishte bërë vetë Gega.

Më Shumë

Punëtori pëson lëndime në fshatin Lubizhdë të Hasit

Një punëtor ka pësuar lëndime serioze në vendin e punës në fshatin Lubizhdë tw Hasit. I lënduari  është nën trajtim intensiv në QKUK. "Rreth orës 13:00...

Dështimi i 33-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 33-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nga 100 deputetët që ishin në sallë, 51...

Lajmet e Fundit