-2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Janar, 2021

9 muaj pandemi dhe masa kufizuese, Kosova ende pa Rimëkëmbje Ekonomike

Që nga marsi kur në Kosovë është lajmëruar rasti i parë me koronavirus, shteti ka bërë shumë pak për t’i riparuar dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti nuk po arrin kurrsesi t’i sigurojë votat e nevojshme për ta votuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe këtu nuk po gjen përkrahje as tek votat e opozitës.

Gjendja me Covid-19: Mbi 12 mijë raste aktive, 904 të vdekur, mbi 20 mijë të shëruar
Aktualisht, Kosova është nën masa shtrënguese për të parandaluar numrin e madh të rasteve me koronavirus që është më i larti që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Ora policore, ndalimi i aktiviteteve ekonomike pas orës 19:00 dhe shtërngimet në gastronomi dhe aktivitete ekonomike kanë bërë që në Kosovë të ketë rënie në qarkullimin e të hollave mbi 1 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë.

Kosova tani ka mbi 12 mijë raste aktive dhe lirimi i masave nuk është në konsideratë nga autoritetet përkatëse, por në anën tjetër nuk shihet shpresë për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshje me Bashkimin Evropian që i sjell Kosovës në arkat e saj 26,5 milionë euro për luftimin e pandemisë, por nga BE kanë bërë apel që të votohet Ligji i Rimëkëmbjes.

Këto thirrje të BE-së janë bërë gjatë ditës së djeshme kur Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš Szunyog

Në këtë takim, dy palët shprehën nevojën urgjente për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Mehmeti e Szunyog, kërkojnë aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Thirrje për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes ka bërë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ku i ka bërë thirrje qeverisë t’i sigurojë votat për këtë.

“Lajme te mira! BE-ja vazhdojnë të bëjnë atë që e premtojnë duke mbështetur partnerin tonë të besuar, Kosovën, me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Edhe ambasadori i Gjermanisë bën thirrje të votohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike

Odat Ekonomike të Kosovës kanë shprehur shqetësime të thella lidhur me mos-votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike që do t’i ndihmonte bizneset dhe disa do t’i shpëtonte nga falimentimi.

Vendimit për masat e reja në Kosovë i ka reaguar para 2 javësh edhe Oda Amerikane e Kosovës ku kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mbijetesën e sektorit privat.

E nga Oda Ekonomike e Kosovës, kreu i kësaj ode tha se çdo masë izoluese në Kosovë pa masa të Rimëkëmbjes do të ishte fatale për bizneset dhe ekonominë dhe do të rezultonte me shuarjen e shumë bizneseve, shkruan lajmi.net.

Lidhur me masat shtrënguese në Kosovë kanë reaguar shoqatat e bizneseve private të cilat kanë paralajmëruar protesta në rast se shtrëngohen masat dhe qeveria nuk e ndihmon këtë sektor.

Aktualisht, në Kosovë flitet se mund të ketë shtrëngim të masave, por në anën tjetër qeveria po e ka të pamundur t’i bëjë bashkë votat e nevojshme për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë epilogu i rritjes së rasteve me koronavirus dhe krizës së madhe ekonomike që e ka kapluar Kosovën.

Vendet e rajonit dhe të Evropës kanë proceduar me hapat e tretë dhe të katërt të Rimëkëmbjes, ndërsa aktualisht në Kosovë ende nuk është votuar hapi i parë.

- Advertisement -

Më Shumë

Rahoveci triumfon në derbi, mposht Yllin

Rahoveci ka fituar derbin ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 92:86 (15:18, 19:18, 26:18, 32:32), në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe...

Shembet dheu në një fshat të Prizrenit, rrezikohen edhe shtëpitë

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumicën prej zonave në vend. Në një fshat të Prizrenit, për shkak të shiut është...

Prizren, 15 aktakuza kundër 17 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 25 aktakuza ndaj 28 personave, raporton Gazeta...

Ujëvarat e Mirushës mbushen me ujë (FOTO)

Ujëvarat e Mirushës që ndodhet në fshatin Llapçevë të Komunës së Malishevës, janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore...

Inspektohen punimet në ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” në Prizren

Autoritetet komunale të Prizrenit dhe përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, të martën, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e...

Cristiano Ronaldo është një gol larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është shumë afër një rekordi të madh në karrierën e tij. Me një gol të shënuar sonte (e diel)...

Shekulli XX me sytë e Xhek London-shkrimtari i famshëm dhe fotografi i panjohur

Kur përmendet emri i Xhek London njerëzve u bie ndërmend se ai ka qenë një shkrimtar popullor amerikan, autor i mbi 50 librave, duke...

Nis sot vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri

Në Tiranë sot do të nis vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19. Vaksina pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve. Ditë më parë, ishte vet kryeministri i...

1600 ankesa ndaj zyrtarëve policorë, shumica për përdorim të tepruar force

Numri i ankesave të qytetarëve ndaj sjelljeve të zyrtarëve policorë po shkon duke u shtuar. Përgjatë vitit 2020 Inspektorati i Policisë ka pranuar gjithsej...

Hoti në Prizren: Kosova nuk guxon të kthehet kah politika e dhunës dhe e izolimit

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, tha të shtunën gjatë një takimi me strukturat e partisë në këtë qytet,...

Në Prizren vijnë në jetë 22 fëmijë

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë tre ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 22 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë...

Nisma në Prizren çmon rolin e gruas në politikë

Kryetarja e Gruas së Nismës, Valdete Bajrami dhe sekretari organizativ, Mevludin Krasniqi kanë zhvilluar një takim me degën e këtij subjekti politik në Prizren. Kryetari...

Demi Rose në pushime, shfaqet seksi nga plazhi

Demi Rose ka ndarë pamje të trupit në rrjete sociale. Modelja e njohur Demi Rose është mjaft aktive në rrjete sociale e posaçërisht në Instagram. Ajo...

Klopp zbulon trajnimet speciale para ndeshjes së sezonit ndaj Man United

Liverpool kanë kohë të përgatiten nëntë ditë për njërën nga sfidat më kryesore në luftën për titull të Premierligës. Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka...

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 299 raste të reja

Një vdekje nga COVID-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e së...

Horoskopi i të dielës/ Marrëdhënia në çift e kënaqshme, shenjat që do të ndriçojnë

Dashi Rrugët për të arritur një objektiv mund të jenë disa, por për ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që...

Lajmet e Fundit

Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai...

Nezir Çoçaj propozohet kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kryetari i degës...

Emrat e kandidatëve për deputetë, të propozuar nga PDK-ja në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka propozuar shtatë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Emrat e propozuar dhe që janë dërguar në Kryesi...

Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

Qeveria në detyrë e Kosovës, javën e ardhshme do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua...

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të...