16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

9 vjet e 10 muaj burg për “rekordmenin” e paraburgimit

Gjykata themelore ne prizrenNezir Kryeziu është dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg për tejkalim të vetëmbrojtjes dhe vrasje në tentativë. Ai akuzohej se vrau një person dhe plagosi një tjetër. Kryeziu mbahej në paraburgim që 3 vjet e tetë muaj.

Për këtë rast edhe më herët Nezir Kryeziu është shpallur fajtor, mirëpo pas ankesës së mbrojtjes lënda është kthyer në rigjykim.

Edhe pas rigjykimit ky trup gjykues e shpalli fajtor sërish Kryeziun për veprat penale të tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme dhe vrasjes në tentativë.

01:32- 02;12 kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani

“Sa i përket veprës penale të vrasjes të akuzuarit i vërtetohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 7 vjetësh dhe 10 muajsh burg. Sa i përket veprës penale të vrasjes në tentativë që rezulton me lëndime të lehta trupore, i vërtetohet dënimi me burg në kohëzgjatje pre 3 vjetësh.Gjykata të akuzuarin Nezir Kryeziu e gjykon me dënim burgu unik në kohëzgjatje pre 9 vjetësh e 10 muajsh’’, thuhet në vendimin e gjykatës.

Trupi gjykues mori edhe vendimin plotësues qe t’i konfiskohet arma me të cilën është kryer vepra penale, si dhe e obligoi të akuzuarin që të paguajë paushallin gjyqësor në vlerë prej 1 mijë e 700 eurosh.

Me vendimin e gjykatës nuk u pajtua mbrojtësi i të akuzuarit Et’hem Rogova, i cili tha se kjo gjykatë edhe njëherë tregoi se nuk është e përgatitur të marrë vendime në raste sensitive.

“I akuzuari është shpallur fajtor për tejkalim të vetëmbrojtjes që kryhet pa dashje edhe për tentim-vrasje që kryhet me dashje, gjë që këto dy vepra së bashku nuk përkojnë, ngase kemi vetëm një ngjarje”, tha Rogova.

Ai Paralajmëroi se do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit.

02:09- 02;39 Ethem Rogova- avokat

“Me siguri që do të bëjmë ankesë, edhe do të kërkojmë që Gjykata e Apelit ta ndërrojë trupin gjykues, sepse po vërtetohet se prej bindjeve të veta, ose prej ndikimeve që jam i sigurt nga jashtë që ka, nuk është në gjendje të gjykojë drejt”, deklaroi avokati i të dënuarit.

Ai nuk deshi të ttregojë se për çfarë ndikime po flet

“Se për çfarë ndikimi bëhet fjalë, mos kërkoni prej meje që t’i shpalosi të gjitha, ngase ajo mandej ka me pasë pasoja për mu’’, tha avokati Rogova.

Nezir Kryeziu akuzohej se në shkurtin e vitit 2011 në zyrën e firmës ‘’Malik Impex’’ në Prizren, ka vrarë 22- vjeçarin Burim Shabani, ndërsa ka plagosur edhe babanë e tij Xhavit Shabanin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokuroria e EULEX-it ngarkon këtë 52 vjeçar nga Suhareka se qëlloi me shtatë plumba të ndjerin Shabani, njëri prej të cilëve e goditi viktimën në kokë.

Me të njëjtën armë, sipas prokurorisë, Kryeziu gjuajti në drejtim të Xhavit Shabanit, babait të të vrarit, të cilin e qëlloi me dy plumba: njërin rrëshqitas në kokë, e tjetrin në kraharor, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur për një borxh material. Në njërën nga seancat e mbajtura të shqyrtimit kryesor, i akuzuari Kryeziu i kishte thënë trupit gjykues se bëhej fjalë për një borxh prej rreth 650 mijë eurosh, të cilin i dëmtuari Xhavit Shabani obligohej t’ia kthente të akuzuarit./kallxo.com/

Më Shumë

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, Nagavci kërkon maturi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga SBAShK-u të jenë të matur në deklarimet e tyre për protestë...

Lajmet e Fundit