13.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Kadaj-Bujupi: Presidentja humbi shansin që ta zgjidhë krizën politike

DonikaKadaj-Bujupi-aakZyrtarë të partive të Bllokut LAN, e kanë quajtur dëshpërues vendimin e presidentes Atifete Jahjaga, e cila refuzoi të dërgojë për shqyrtim pikën 127 në Gjykatë Kushtetuese. Donika Kadaj-Bujupi është shprehur se blloku do të gjejë formën për të formuar institucionet.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me vendimin për ta refuzuar kërkesën e koalicionit LDK-AAK-Nisma, ka humbur mundësin e saj që, duke zbatuar të drejta e saj kushtetuese, të gjej zgjidhje për kalim të krizës politike, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi, deputete e AAK-së.

Presidentja Jahjaga dje ka bërë publik vendimin e saj për ta refuzuar kërkesën e koalicionit LAN, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim të pikës 127, të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

E këtë vendim Kadja-Bujupi, në një prononcim për lajmi.net e ka quajtur dëshpërues, duke vlerësuar se e para e vendit nuk ka vepruar në bazë të drejtës së saj dhe obligimeve kushtetuese.

Ajo ka thënë se blloku do të gjejë rrugë për të formuar institucionet, që si bazë do ta kenë sundimin e ligjit dhe zhvillimin e vendit, që sipas saj, i kanë munguar qeverisë Thaçi.

“Vendimi është dëshpërues dhe Presidentja e ka humbur shansin të zbatojë të drejtën dhe obligimet e saja kushtetuese për t’i dhënë fund krizës në vend, duke respektuar vullnetin e shumicës”.

“Ne do të gjejmë rrugë për të formuar institucionet e reja, të cilat për bazë kanë sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, sfera këto që kanë ngecur keq gjatë qeverisjes Thaçi”.

“LDK-AAK-Nisma dhe VV, prej fillimit jemi në favor të gjetjes së zgjidhjes në Kuvend përmes vullnetit të deputetëve, kemi shumicën dhe në Republikë Parlamentare, shumica krijon Institucionet”.

“Koalicioni do të takohet së shpejti dhe do të vlerësojmë veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Deputetja e AAK-së, parti kjo që nga marrëveshja politike LDK-AAK-Nisma, ka të nominaur për kryeministër kryetarin Ramush Haradinajn, për lajmi.net ka thënë se mbajta peng e institucioneve nga një pakicë parlamentare, siç e quan ajo PDK-në, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin.

“Ndërkohë, mbajtja peng e vendit nga një pakicë parlamentare, pengimi i seancës dhe indiferenca e institucioneve të pavarura për të vepruar konform Kushtetutës, është tepër e dëmshme për vendin; është e rrezikshme dhe dërgon drejt skenarëve jo të mira me të cilat u ballafaquan shumë shtete, të cilat në pushtet kishin njerëz me sjellje primitive, të cilët diktojnë qëndrimet e veta edhe atëherë kur kanë humb legjitimitetin dhe nuk i kanë votat për të qeverisë vendin”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Më Shumë

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Reshjet e shiut – Policia del me apel për shoferët

Bazuar në ndryshimin e kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët. Përmes një postimi...

Lajmet e Fundit