Dhjetë kandidatë për drejtor të Muzeut të Kosovës

MuzeoKosovesNë konkursin e dytë për këtë vit për drejtor të Muzeut të Kosovës garës i kanë hyrë dhjetë kandidatë: Aleksandra Aritoniviq, Milan Artinoviq, Ymer Krasniqi, Bekim Gashi, Bashkim Beqa, Sadik Krasniqi, Arion Xhemaj, Imer Hakaj e Zheneta Çerkini janë ata që bashkë me Arsim Mehmetin përbëjnë dhjetëshen e konkurrentëve.

Mehmeti katër muaj pasi ishte zgjedhur drejtor i këtij institucioni ishte detyruar ta linte zyrën e tij.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte hapur konkursin për drejtor të institucionit më të lartë muzeor në vend, në fillim të këtij muaji, duke pranuar se në konkursin e kaluar drejtori ishte zgjedhur kundërligjshëm, shkruan Koha Ditore.

Më Shumë

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Lajmet e Fundit