Fshatrat e Malishevës pa asnjë kandidate femër për kryetare

Malisheve-qendraAsnjë femër nga Malisheva nuk është zgjedhur kryetare në fshatrat e kësaj komune në zgjedhjet të cilat kanë përfunduar gjatë këtij muai.

Këtë e ka konfirmuar të mërkurën kryetari i Komisionit komunal për organizimin dhe monitorimin e zgjedhjeve nëpër fshatra, Rrahim Morina, shkruan Koha Ditore.

Ai ka thënë se me rregulloren për zgjedhjet parashihet përfaqësimi i të dyja gjinive pa u përcaktuar ndonjë përqindje, por ka tërhequr vëmendjen se në 46 lokalitete të Komunës në kryesi të tyre janë përfaqësuar vetëm 2 femra, ndërkaq nuk është propozuar apo zgjedhur asnjë kryetare.

“Ne kemi insistuar në përfaqësimin e drejtë gjinor por ka qenë e kotë”, ka thënë ai.

“Vetëm në 3-4 fshatra ka pas pjesëmarrje të femrave në lokalitete të tjera nuk ka pas as pjesëmarrje”, ka njoftuar Morina.

Më Shumë

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit