Rona Nishliu në Ballon Presidenciale Shqiptare

Rona Nishliu në Ballon Presidenciale ShqiptareKëngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu, ka qenë e ftuar për të performuar në Ballon Presidenciale Shqiptare, e cila u organizua disa ditë më parë nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Balloja Shqiptare Presidenciale, këtë vit ju kushtua mbledhjes së fondeve për fëmijët e prekur nga sëmundjet e rënda të gjakut.

Këtë pjesëmarrje, përmes një shkrimi në rrjetin social Facabook, Nishliu, e ka quajtur kujtimin më të bukur të vitit 2014.

“Kujtim shumë i bukur i 2014-ës! Privilegj e kënaqësi që isha pjesë e Ballos Presidenciale Shqiptare si e ftuar dhe për prezantimin surprize në kuadër të programit artistik… Ta duam e ndihmojmë njeri tjetrin edhe më shumë, edhe më fort! Të jemi pranë njerëzve në nevojë. Të bëhemi gjithmonë më të mirë. Gëzuar Krishtlindja/Merry Christmas”, ka shkruar Rona në Facebook.

Rona Nishliu në Ballon Presidenciale Shqiptare1

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit