Ndahet nga jeta ‘mjeshtri i humorit’, Veli Rada

Veli Rada-humoristAktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Veli Rada, ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje te rëndë.

Aktor profesionist i Estradës së Tiranës prej 35 vitesh, Veli Rada në vitin 2013 u nderua nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”.

Rada ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku punoi për 35 vjet. Ai ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar dhe punoi si regjisor e asistent regjisor, skenarist humori. Rada ka realizuar një sërë skeçesh, parodish, etj.

Veli Rada ishte edhe një komentator i njohur i sportit. /ATSH/

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit