Limaj: Në Prizren është instaluar sistemi i diktuarës

Limaj e zafiriKryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj nuk ka vlerësime të mira për qeverisjen e Prizrenit. Ai tha se në Prizren është instaluar një diktaturë qeverisëse.

“Për këtë arsye duhen angazhime të përbashkëta të forcave përparimtare përmes intensifikimit të bashkëpunimit për të sjell ndryshime pozitive për qytetarët e Prizreni”, tha Limaj,transmeton TVPZ.
Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të Bashkimit Demokratik të Zafir Berishës.

Ndërkaq, Zafir Berisha, tha se viti 2014 ka qenë i vështirë për Kosovën.
“Viti në vijim është koha më e përshtatshme e guximit qytetar për të sjellur ndryshime pozitive në vend, pasi që koalicioni i ri qeveritar është vijimësi e muzikës së vjetër të keqqeverisjes”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Lajmet e Fundit