31.6 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Begaj: Viti 2014-të, ishte i suksesshëm për Malishevën

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës,Ragip Begaj, vitin 2014-të e ka vlerësuar të suksesshëm për këtë komunë. Ai premton se në vitin 2015-të, do të eliminohen të gjitha mangësitë eventuale që kanë mundur të evidentohen gjatë këtij viti.

“Është mirë që të bëhet analizë në secilën drejtori, për punën gjatë këtij viti dhe të bëhen parashikimet për vitin e ardhshëm. Duhet të evidentohen të gjitha ngecjet eventuale që kanë mundur të jenë shfaqur gjatë punës suaj, gjë që është normale, dhe të përmirësohen të gjitha këto ngecje, në mënyrë që të mos shfaqen gjatë viti të ardhshëm”, tha Begaj.

“E di që ndoshta shpesh herë kam qenë kritik në punën tuaj, por këtë e kam bërë me qëllim, që të dalim sa më të suksesshëm në punën tonë të përbashkët dhe besoj ja kemi arritur, që të përmbyllim një vit shumë të suksesshëm, por viti i ardhshëm duhet të jetë edhe më i suksesshëm”.

Sipas tij,buxheti komunal gjatë këtij viti është shpenzuar mbi 98 për qind.
“Projektet e ndërtimit kanë përfunduar për këtë vit, e tani jemi në fazën e pranimeve teknike të projekteve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aventurë dhe adrenalinë e re në Prizren – Zip Line ju bën të fluturoni mbi qytetin historik

Në zemër të qytetit të bukur dhe me histori të pasur të Prizrenit, pranë Kalasë ikonike që dominon peizazhin, tani mund të përjetoni një...

27 vjet nga rënia e dëshmorit Remzi Ademaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Remzi Ademaj – Petrit Kodra. Remzi Ademaj ishte komandanti i parë i UÇK-së për...

Thethi

Lajmet e Fundit