12.8 C
Prizren
E enjte, 16 Maj, 2024

Droni rrezikoi botën, eksplozivi askënd?

Droni shqiptarTashmë historia është e qartë: Dy ditë para se të mbahej ndeshja famoze ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, kryeministri serb Vuçiç i kishte bërë gati të digjen linjat telefonike duke thirrur qeveritë perëndimore, BE-në, mediat mike për të para-alarmuar se shqiptarët ishin duke përgatitur një dramë në Beograd.

E gjithë bota u ndez syhapur se çka do të ndodhë. Dhe ndodhi: një fluturake me një flamur imagjinar u lëshua mbi kokat e tifozëve serb e shqiptarë. E gjithë hierarkia politike, mediat dhe eksponentë organizatash ndërkombëtare u prononcuan. Vuçiç shkroi në stilin “ ja shihni se jo vetëm ne, Serbia është e rrezikuar nga “Shqipëria e Madhe”, por i gjithë rajoni, Evropa, bota, universi ndoshta.

Pas dronit. Muaj më vonë. Para ambasadës amerikane ndalet një veturë e mbushur me eksploziv. Arrestohet ngasësi. Atentatori eventual është serb. Filluan spekulimet. Vazhdojnë hetimet. Një gjë nuk do të ndryshojë: se një qytetar serb i organizuar nga dikush donte të shpërthejë në eksploziv në Prishtinë. Për çka? Për destabilizuar diçka që si ashtu zien si: ndonjë konflikt ndërfetar? Apo për të detyruar përfaqësitë amerikane të ikin si të rrezikuar nga “islamistët e rrezikshëm shqiptarë brenda vendit” e bashkë me ta edhe të huajt tjerë. Plani ende është misterioz. Pasi pak a shumë dimë për natyrën e shërbimeve sekrete serbe, dimë poashtu se ndoshta rasti nuk do të zbardhet edhe gjatë. Ose asnjëherë. Ose do të zbardhet në favor të atyre që e kanë kurdisur.

Rasti mirëpo na nxori mbi sipërfaqe edhe njëherë faktin , të dhimbshëm, siç shprehet edhe analisti Xhemal Ahmeti.

”Kosovarët dëshmuan se nuk kanë shërbime, nuk kanë shtet, apo ministri e media ndërmjet të cilave do ta tmerronin botën siç bëri Vuçiçi, duke i dëshmuar asaj, botës, se serbët kanë për synimin prishjen e sigurisë së vendit. Jo me drone. Por me eksplozive, me bomba, ashtu siç tentojnë që nga dita e pavarësimit”. Bëhet kjo për shkak të padijes, mungesës së vullnetit për histerizim të situatës nëpërmjet aksioneve që sduhet marrë serioz. Jo vazhdon Ahmeti dhe “Përkundrazi serbët me vetëdije skandalizuan dronen që realisht nuk paraqiti rrezik të sigurisë nacionale serbe. Pra shkaktuan një dramë ndërkombëtare me një kanosje ireale. Ndërsa në Kosovë kemi bombën, autorin dhe rrezikun real, se po të shpërthente bomba mund të ndodhte shumëçka. Kjo donë të thotë se serbët dinë se si nga çdo rast të ndikojnë në politikën globale për interesa të veta e shqiptarët ende nuk e kanë bërë shkollën fillore në këtë drejtim”, kështu analisti Xhemal Ahmeti për Zëri.

Dhe ka të drejtë, ndryshe si ka mundësi një fluturake me pëlhurë të rrezikojë Serbinë me krijimin e Shqipërisë së Madhe e veturat serbe me bomba të jenë vetëm rast i gjykatësit të qytetit??

Edhe Alma Lama, nga Lidhja Demokratike, ka thënë se ” Serbia reagoi për dronin, sikur të ishte eksploziv C4, ndërsa Kosova reagoi për eksplozivin C4 sikur te ishte dron…”

“ A e dini cili mund të ishte plani i Beogradit: të sulmojë ambasadën amerikane në Prishtinë me eksploziv, mundësisht të shkaktojnë viktima ne njerëz-menjëherë te akuzojë shqiptarët me arsyetimin e terrorizmit islamik, duke përdorur argumentin e rritjes se islamit radikal në Kosovë, gjë që do ta besonin të gjithë- të na acarojë raportet me SHBA, shtetin që na mbështet fuqishëm e pa të cilin Kosova nuk mundet. Të na shkatërroje imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare…Që te mos harroj, ky plan në festen e Krishtlindjeve, nuk duhet të jetë rastësi…Nuk di a u zbulua rastësisht kjo makinë me eksploziv apo si rezultat i vigjilences, veçse mund te them se jemi me fat qe nuk ndodhi”, ka thënë Lama.

Më Shumë

Kurti: Prizreni do të lidhet me Tetovën dhe Shkodrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë. “Rruga Prizren-Tetovë po...

Burri në Dragash ushtron dhunë ndaj bashkëshortes – policia e arreston

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Dragash, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit