Garë e fortë për LDK-në e Prizrenit

LDK-zyra ne PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës, subjekti më i madh opozitar në Prizren, të dielën (sot) do ta mbajë Kuvendin zgjedhor të Degës, që është shtyrë disa herë.

Kjo ngjarje pritet me interesim jo vetëm tek anëtarësia e saj, por edhe te forcat e tjera politike në këtë komunë, për faktin se po zhvillohet një garë e fortë brenda partisë.

Pretendentë për marrjen e postit mbetur bosh të kryetarit të Degës janë disa aktivistë të saj, por edhe të nivelit qendror. Risi para Kuvendit është tërheqja e Dr. Hatim Baxhakut.

Në garë për kryetar të LDK-së në Prizren, janë: Haxhi Avdyli, Ridvan Hoxha dhe Hanifi Muharremi. Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që numri i kandidatëve në Kuvendin zgjedhor të rritet për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren/Zëri/

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit