22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Rinia kosovare, dikur, sot dhe në të ardhmen e ndritur

Valdrin DaciShkruan:Valdrin Daci
Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë kosovare, sot “gëzojnë” statuse(gjendje) të ndryshme, me apo pa dashjen e tyre, si rrjedhojë edhe epitete përkatëse, duke theksuar këtu veçanërisht atë të studentit, të një të riut pasiv(në mungesë të ndonjë aktiviteti me rezultat fitimprurës) dhe të pjesës më të prekur e përmendur të shoqërisë, e që janë ata me statusin e të qenurit të papunë(me kualifikime të ndryshme), si pasojë e së cilës gjendje të tillët, fatkeqsisht pjesë e shumicës, kanë humbur shpresën për një të ardhme me përsektivë në vend. – Por, “mjeti” me të cilin ndërtohet e ardhmeja është përpjekja për të studiuar sot, që nesër do të kujtohet si e kaluar për të gëzuar të ardhmën e ndritur.
Në kuadër të kësaj kolumneje do të kaloja nëpër tri pika, duke i ndarë ato në periudha kohore, për të bërë një analizë sado të përcipt dhe jo me të dhana të plota, e që janë: periudha kohore e kaluar, kur vendi ynë, Kosova ishte shëndritshme nga zhvillimi ekonomik, kulturor e social; e tashmeja si periudhë nëpër të cilën po kalojmë, duke qenë dëshmitarë të gjithë ne si shoqëri me gjendjen politike, ekonomike dhe atë sociale, si dhe e ardhmeja si pjesë e periudhës në pritje, të cilën mund ta kultivojmë me punën dhe angazhimin tonë qoftë individuale apo kolektive sot.

-Dikur, në Kosovë, në kohën e ish-Jugosllavisë, e deri në periudhen para konfliktit të armatosur me Serbinë, ka pasur një lulëzim ekonomik, si rezultat i aktivitetit kolektiv, atëherë kur antarët e shoqerisë sonë kanë qenë të angazhuar nëpër fabrikat e ndërmarrjeve publike të industrive të ndryshme, si rrjedhojë edhe përspektiva shihej me një tjetër sy, sa që familjet e studentëve të atëhershëm sakrifikinon buxhetin familjarë, për të dërguar të rinjt e tyre nëpër vende sado të largëta për shkollim dhe kualifikim, sepse ajo ëndra për tu bërë një inxhinier, doktor, jurist e ekonomist si dhe për të gëzuar një pozitë e respekt në shoqëri ka qenë më e garantuar. Nëse vështrojmë edhe nga një tjetër kënd, mund të gjejmë edhe shumë kuadro të cilat kanë gëzuar bursa nga kompanitë publike(shtetërore), si dhe pas përfundimit të studimeve, ata kanë qenë pjesë e hierarkisë drejtuese të atyre kompanive.

Nëse ndalemi tek retrospektiva e Kosovës së para viteve të nëntëdhjeta, p.sh vetëm në qytetin e Pejës do të numëronim mbi dhjetë ndërmarrje dhe kompani publike të asaj kohe, të cilat kanë funksionuar suksesshëm, si dhe në kuadër të të cilave kanë qenë të punësuar kuadrot e kaluara. Fabrika e bukës, Kombinati i lëkurëkëpucëve, ai i drurit, “Zastava”, fabrikë e pjesëve të automobilëve, Fabrika e akumulatorëve, Fabrika e Sheqeranës, e tjegullave, e birrës, Ndërmarrja “17 Nëntori” etj, kanë qenë vetëm disa nga kompanitë dhe ndërmarrjet publike në atë kohë, të cilat inkurajonin pjesën e shoëqrisë, sidomos atë studentore, për të qenë aktiv të paktën në të shpresuarit për jetë më me përspektivë, gjë e cila sot mungon. – Pra, të rinjt e asaj kohe, duke u bazuar në shpresën e “garantuar”, kanë filluar përgatitjet më me vullnet për tu bërë student të suksesshëm si dhe më pas kanë fituar edhe statusin e të qenurit pjesë antarë hierarkisë së pjesës së respektuar të shoqërisë.
-Sot, një dekadë e gjysmë pas përfundimit të konfliktit të armatosur ndërshtetëror, në Kosovë pjesa më e madhe e numërit të popullsisë janë të rinjt, gjendja shpirtërore e tyre është ajo depresive, mungesë e shpresës për një të tashme dhe të ardhme të rezultatit progresiv, me plane për migrim, legal e ilegal, statusi i shumicës të të cilëve në mungesë të një hapësire për angazhim nëpër aktivitete fitimprurëse, është ai i të qenurit student. – Kjo pra ndodhë sepse në të shumtën e rasteve një i ri nuk ka angazhim të fitimprurës të natyrës materiale-financiare , në të kundërtën, nëse do bënim një anketim si metodë hulumtimi, lehtë mund të konstatonim se shumë nga të rinjt sot, në mes të punës për para dhe angazhimit për studime lidhur me një të ardhme më të mirë, vështirë se do të zgjedhnin të dytën, si pasojë e mungesës së përkrahjes së mjaftueshme nga ana e familjeve dhe të tjerëve, kryesisht në mungesë të kushteve financiare. – Këtu nuk duhet harruar edhe ata të rinjë që kanë dëshirën e flaktë për studime, ndonëse nuk kanë mundësi materiale për to, e me theks të veçantë ata që tashmë nuk janë student, si pasojë e ndërprerjes së studimeve të tyre për shkak të imponimit të rrethanave për të hyrë në ndonjë angazhim i cili për të dhe familjen është i domosdoshëm për mbijetesë.
Kur jemi tek e tashmeja dhe të rinjt, përfshijë këtu edhe antarët e shoqërisë me statusin e të papunëve, nuk mund të mohohet fakti për të cilin të gjithë se bashku jemi dëshmitarë, se qeverisjet e kohëpaskohëshme pas viteve 90-të e tutje në mungesë të një plani me rezultat për ndërtimin e vendeve të punës, kanë hartuar politika me anë të të cilave kanë sjellur në jetë institucione arsimore sikurse janë fakultetet, në kuadër të të cilëve janë pranuar pa kritere adekuate, shumë student për të mbuluar kohën me ndonjë aktivitet, por jo edhe për të thënë se presin një të ardhme të ndritur.
-E ardhmeja e shoqërisë nuk ka se si të mos jenë të rinjt e këtij vendi me perspektivë, sepse para së gjithash ata janë pjesë shumicë e kësaj shoqërie, që do të vendosin për shumë rrjedha, si për ato politike, ekonomike e socio-kulturore. – Të rinjt që janë jashtë aktiviteteve çfarëdo qofshin ato, duhet të fillojnë përpjekjet e tyre që të involvohen në drejtimet për të cilat ata ndiejnë se janë të gatshëm për të sjellë dobi për vetën, familjet e tyre dhe të tjerët.
Nëse një i ri sot është student, nëse në planprogramet e fakulteteve përkatëse nuk ka ndonjë aktivitet fitimprurës për të lidhur me drejtimin respektiv, atëherë ai njëkohësisht në mënyrë individuale duhet të fillojë të mendojë se si do të arrinte deri tek bashkëpunimi me një ndonjë nga kompanitë e pakta private apo edhe ato publike, qoftë edhe për një aktivitet praktike, porse me synime që të jetë lider i asaj kompanie, të cilës do natyrë që mund të jetë ajo, ndonëse më shumë vështirësi por me këmbëngulje dhe urtësi bazuar në njohuri të mirëfillta.
Historia na mëson shumë shembuj kur njerëz të ndryshëm, duke shijuar dhimbjet e vuajtjeve nëpër përpjekjet e tyre, kanë ndërtuar shpresën për të ardhmën.
Nëse një i ri studion ekonominë, ai duhet të përpiqet me këmbengulje për të qenë pjesë e ndonjë kompanie qoftë duke filluar edhe ne statusin e të qenurit punëtor fizik si fillim ndonëse me kualifikim, për të arritur kulmet e asaj kompanie me rezultate pozitive, por apriori i njejti duhet të fillojë të ndërtojë një plan ekonomik për jetën e vetës së tij, duke treguar se ka parime, apo nëse një student pretendon të jetë një jurist në të ardhmën, atëherë e tashmeja e tij, krahas studimeve teorike në universitet të synojë inkuadrimin e tij në një ekip profesional të juristëve, por paraprakisht i njejti të jetë jurist i vetës, gjykatës që ndanë drejtësi në fushat nëpër të cilat ai i jeton momentet e jetës së tij.
Në fund, me ju do t’a ndaja një rast, të cilin e kam hasur para pak ditësh, gjatë punës të cilën unë bëjë. – Në një market të një qyteti në Kosovë, takova një person i cili ishte punëtor aty dhe po pastronte disa portokajë brenda një pakete të madhe ku ishin të vendosura frutat, e qe për të cilin më herët më treguan se ishte një student i suksesshëm i studimeve në nivelin master. – Shkova ta njoftoja dhe prita nga ai të jetë i mërzitur, i zgjenjyer, por jo! – Ai më përshendeti me ngrohtësi dhe për t’a nxitur ndonjë koment nga ana e tij lidhur me punën që po bënte në krahasim me atë që është i kualifikuar, duke i thënë se jam student po i thoja se mbase po studionim kot, e ai ma priti duke më thënë se njeriu duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë në jetë, ndërsa shtoi se “mjeti” me të cilin ndërtohet e ardhmeja është përpjekja për të studiuar sot, që nesër do të kujtohet si e kaluar për të gëzuar të ardhmën e ndritur.
(Autori është student i shkencave Juridike pranë Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë dhe gazetar lokal)

Më Shumë

52 aksidente brenda 24 orëve

19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e...

Banorët e pyesin për burrin, Françeksa jep përgjigjen që i shkrin së qeshuri

Banorët e Big Brother VIP kanë shpërthyer në të qeshura mbrëmjen e djeshme, shkak është bërë një batutë e Françeskës. E pyetur nga Romeo se...

Lajmet e Fundit