S’ka marrëveshje për president

Atifete Jahjaga 2Thotë se në takim me Thaçin dhe Mustafën nuk kanë folur për pozita, madje e mohon t’i jetë kërkuar dorëzimi i mandatit, kur u formua koalicioni (LDK-PDK). Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e pranon se ka kërkuar vetëm të zhbllokohet situata, por nuk komenton shumë nëse do të jetë apo jo Thaçi president në vitin 2016.

“Marrëveshja, që është arritur në zyrën time, ka qenë marrëveshje në parim dhe nuk është diskutuar për asnjë çast çështja e pozitave, e emrave. Mandati i presidentit është pesëvjeçar dhe mandati im është deri në prill të vitit 2016”, ka thënë në intervistën për “Zërin”, presidentja Jahjaga..

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit