Cliff: Qeveria duhet të reduktoj ministritë

IanCliff6-12Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, nuk parashikon jetëgjatësi të koalicionit PDK-LDK.

“Mendoj që tani duhet të jetë një synim afatmesëm i qeverisë, që në të ardhmen jo shumë të largët të ndodhë reduktimi i numrit të resorëve të qeverisë. Mirëpo, meqë jemi në një situatë të tillë kur kemi një numër të madh të njerëzve që marrin paga, qoftë për zëvendëskryeministra, qoftë për zëvendësministra, atëherë ata nuk duhet të ulen e të pinë kafe, të dalin e të shëtisin gjithandej, por duhet të punojnë shumë dhe t’u jepen detyra konkrete”, thotë diplomati britanik.

Cliff, në një intervistë për Kosova Sot, ka theksuar se ekonomia duhet të jetë prioriteti i qeverisë së re, pasi që sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz po ikin çdo ditë nga Kosova.

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit