14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

AAK kërkon të ndërpritet pushimi i Kuvendit

AAK-GPGrupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që Kuvendi ta rivlerësoj edhe një herë vendimin i cili është marrë në seancën e mbrëmshme për dërgimin në pushim deri më 19 janar.

Këtë kërkesë ata e bënë përmes një konference për media, ku thanë se për shkak të situatës së krijuar në Kosovë ata nuk e shohin të nevojshëm këtë vendim.

Kryetarja e Grupit, Donika Kada-Bujupi, i ka bërë thirrje Kryesisë dhe kryetarit të Kuvendit që të vlerësojë situatën dhe të rivlerësoj vendimin e tyre.

“Dëshiroj që t’i thërras Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarit që të vlerësojnë situatën dhe të rivlerësojnë vendimin e tyre, që të ndërpresin këtë pushim të tyre, sepse deputetët mjaft gjatë kanë qenë në pushime dhe sepse situata e krijuar në vend kërkon që të punohet edhe 24 orë, e jo të shkohet në pushime dimërore. Menjëherë pas vlerësimit të këtij vendimi kërkojmë që përmes tri rekomandimeve të cilat i kemi paraqitur edhe sot, në javën e parë të ndodhë seanca, të hartohet plani kombëtar i cili hartohet në Kuvend dhe ky plan të miratohet në Kuvend në mënyrë që të përcillet edhe me veprim konkrete përmes një plani të veprimit të institucioneve tjera”, tha Bujupi.

Sipas AAK-së, problemi më serioz dhe i cili nuk pret është ikja ilegale e emigrantëve, prandaj duhet të trajtohet si çështje e urgjente. Bujupi tha se ata kërkojnë që në fillim të janarit të mbahet një seancë parlamentare në mënyrë që të procedohet kjo çështje kaq e veçantë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ky vendim bazohet edhe me rregullore mirëpo rregullorja parasheh situata të jashtëzakonshme. Ne si grup parlamentar vlerësojmë se situata në vend është e jashtëzakonshme, situatë e cila kërkon përveç trajtimit të projektligjit dhe punëve rutinore të kuvendit edhe trajtimin e çështjeve të tjera të rëndësisë së veçantë, çështjeve që janë urgjente. Në mesin e tyre është edhe migrimi ilegal. Ne si grup parlamentar kemi dërguar kërkesën që në seancën e parë të jetë pikë e rendit të ditës. Mirëpo duke marrë parasysh se po shihet se kjo seancë do të vonohet deri më 19-20 janar, si Aleancë jemi angazhuar dhe jemi të vendosur që në javën e parë të janarit të ndodhë seanca parlamentare , deputet të kthehen në Kuvend dhe të procedohet kjo çështje e cila është e rëndësisë së veçantë”, u shpreh ajo.

Po ashtu ajo ka paralajmëruar se grupi i tyre parlamentar nuk do të jetë në pushim, sepse sot kanë filluar marrjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme, të cilët presin që t’i kenë 40 nënshkrime të deputetëve, në mënyrë që të mund të ndërpritet pushimi dhe të kthehen i në punë dhe në Kuvend dhe të angazhohen në kryerjen e detyrave të tyre si përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Bujupi po ashtu tha se deri më tani i kanë grumbulluar 20 nënshkrime dhe presin që të bëhen edhe nënshkrimet e tjera, pasi që e kanë përkrahjen nga dy partitë e tjera opozitare. Por ajo beson se nënshkrimet do t’i japin edhe deputetë nga partitë e koalicioni.

Më Shumë

Ndërprerje të ujit në disa rrugë të Prizrenit për shkak të defektit në gypin kryesor

Banorët e disa lagjeve të Prizrenit janë përballur sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin...

Finalja e basketbollit në Prizren: Ekrani gjigand zhvendoset në Shatërvan

Përballja e shumëpritur mes Bashkimit dhe Trepçës do të transmetohet drejtpërdrejt në ekran gjigand, por tashmë me një ndryshim, vendndodhja e ekranit është zhvendosur...

Lajmet e Fundit