4.6 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Më shumë luftuan për pushtet sesa për shtet

Demaci11-21Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, vitin 2014 e ka quajtur më të pasuksesshmin për shtetin e Kosovës. Ai ka thënë se papjekurinë e shtetit të Kosovës e ka dëshmuar më së miri ngërçi politik.

“Ky ka qenë viti më i pasuksesshëm për Kosovën. Dashtë Zoti e mos na u përsërit më! Më shumë u bë luftë për pushtet sesa për shtet. Ajo që përjetuam për këta gjashtë muajt paraprakë tregoi se nuk jemi pjekur ende. Kështu që, fatkeqësisht kjo tregon papjekurinë tonë. Prandaj, kjo duhet të jetë pika kryesore që duhet të na brengosë të gjithëve”, ka thënë Demaçi në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Për simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, ngjarja më e keqe ka qenë lufta e turpshme që u bë për pushtet, kurse si ngjarjen më të mirë e ka cilësuar arnimin e qeverisë së re.

“Mendoj se më e keqja ka qenë lufta e turpshme që u bë për pushtet, kurse më e mira, falë edhe ndihmës dhe përkrahjes së miqve tanë, ishte ky arnimi i qeverisë së re me mangësitë e veta, e cila para dhe mbi vete ka detyra të rënda kombëtare e ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

Sipas Demaçit, nëse nuk ndodh diçka e papritur, koalicioni qeverisës PDK – LDK do të qëndrojë gjatë në pushtet.

“Megjithatë, shqiptarëve nuk u dihet sepse janë të gatshëm të befasojnë për të mirë dhe për të keq. Por, kjo qeveri nuk do të shkojë aq shpejt siç kanë dëshirë disa që u mbeti merak të vinin në pushtet në mënyrë të padrejtë dhe me dallavere”, ka deklaruar ai, duke shtuar se ata që mundohen ta rrezojnë qeverinë, nuk kanë shanse ta destabilizojnë, ta vonojnë prapë Kosovën dhe të veprojnë në kundërshtim me interesat e saj.

Demaçi ka parashikuar se viti 2015 do të jetë dramatik për Kosovën sepse do të sjellë probleme dhe vështirësi.

“Çdo qytetar i Kosovës duhet të mendojë së pari për interesin e kombit, pastaj të mendojë për interesin e vet sepse viti 2015 do të jetë dramatik për neve dhe nuk do të jetë aspak i lehtë meqë na presin detyra shumë të mëdha dhe shumë të vështira”, ka thënë Demaçi.

Më Shumë

Çikat e Bashkimit kërkojnë sërish trofeun e Kupës

Peja 03 dhe Bashkimi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për femra. Peja 03 dominoi ndaj United Basketball, duke triumfuar bindshëm...

Totaj priti drejtoreshën e NDI-së, Nancy Soderberg, diskutohet forcimi i partneritetit institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi për vazhdimin...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit