20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Prizrenasit duan që 2015-shi të jetë vit i punësimit

Prizreni me boreViti 2015 të jetë vit i punësimit, që të rinjtë të mos largohen nga Kosova. Kjo është dëshira e vetme e qytetarëve të Prizrenit, të cilët shpresojnë në përmirësimin e kushteve të jetës në Kosovë, raporton KTV.

Minutat e para të vitit 2015 Prizreni u ndriçua nga fishekzjarrët.

Prizrenasit kishin zgjedhur që të ndihmojnë në zbukurimin e qytetit, duke hedhur fishekzjarrë nga oborret e tyre.

Qytetarët kanë shpresë që 2015-a do të jetë vit i punës.

I bombarduar nga fishekzjarrët ishte edhe sheshi “Shatërvan”.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kujdeseshin për sigurinë e qytetarëve, të cilët kishin dalë për të festuar.

Mirëpo, jo të gjithë shpëtuan mirë nga përdorimi i mjeteve teknike.

Mjeku kujdestar në spitalin e Prizrenit, Naser Krasniqi, ka treguar se ka shumë të rinj që kanë kërkuar ndihmën e mjekut.

Ndërkohë edhe këtë vit nuk është vërejtur ndonjë organizim nga ana e Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Lajmet e Fundit