21.2 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Eqa: Isa e Ismeti do të bëjnë punë të çuditshme

Eqrem KryeziuEqrem Kryeziu vlerëson se Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e saj deri vonë ishte edhe vetë, ka humbur shumë nga aventura gjashtëmuajshe politike, kohë kur vendi mbeti pa institucione, që tashmë ia ka dhënë ato, pas një koalicioni me PDK-në.

Duke folur për Politiko.net, Kryeziu nuk dëshiron të paragjykojë për rezultatet e Qeverisë së re, por thotë se Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri do të bëjnë punë të çuditshme.

“Nuk ka përfunduar kjo aventurë ende. Besoj që Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri do të bëjnë punë goxha të çuditshme”.

“LDK ka humbur shumë për shkak të këtyre aventurave gjashtëmujore. Papërgjegjësia më e madhe kur e lanë vendin e gjorë të pakonsoliduar ende në një kaos total dhe u pa që lidershipi i LDK-së nuk ka elementet e nevojshme që ta hetojë çka është në dëm, e çka në interes të vendit”, thotë Eqrem Kryeziu për Politiko.net.

“Do të shihen rezultatet. Unë nuk jam i interesuar të paragjykoj. Nuk e marr guximin të paragjykoj nëse do të ketë sukses”.

Uron që koalicioni të ketë sukses, megjithatë Eqrem Kryeziu thotë se duhet pasur njerëz të fuqishëm për ta ndryshuar situatën politike në Kosovë.

“Duhet me qenë njerëz shumë të fortë për këtë, për ta ndryshuar situatën. Unë uroj që të ketë sukses, megjithëse, disi, ata 6 muaj bllokadë ishin një paralajmërim i kobshëm se nuk ka gjë prej këtij kualiteti. Por, çka t’i bësh këtë mall e kemi. Na duhet ta bëjmë bukën me këto mallra që kemi”.

Më Shumë

Tentoi të trafikonte armë zjarri në Shqipëri – arrestohet në Morinë 28-vjeçari nga Prizreni

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Prizreni, pasi në automjetin e tij u gjetën një armë zjarri dhe municion...

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

Lajmet e Fundit