22.2 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Çka i bashkoi PDK-LDK?

Naim Rashiti-analistAnalisti politik, Naim Rashiti, thotë se koalicioni i madh PDK-LDK ka shumë sfida të rënda para vetës. E nëse ky koalicion s’arrinë të përmbyllë ato, ai thotë se ky do të ishte një dëm shumë i madh për Kosovën.

Rashiti thotë për Politiko.net se kjo Qeveri u formua në momentin më të keq, kur në mesin e qytetarëve mbretëron një klimë e fortë pesimizmi. E puna e parë e Qeverisë Mustafa, sipas tij, është kthimi i besimit tek qytetarët.
“Qeveria e re është formuar në një klimë shumë pesimiste në mesin e popullatës, votuesve por edhe vetë biznesit. Pas dy cikleve të zgjedhjeve, lokale të nëntorit 2013 dhe ato parlamentare të Qershorit 2014, dhe krizës politike pas zgjedhore, kishte një rënie të theksuar të dinamikës së funksionimit të institucioneve dhe investimeve publike”.

“Kjo situatë si asnjëherë më parë rriti pesimizmin e gjithëmbarshëm. Sfida kryesore e qeverisë së re është kthimi i besimit apo një shkalle besimi dhe kthimi i optimizmit të qytetarët për një jetë të mirë e tek biznesi për një klimë më të mirë biznesore”, thotë Rashiti.

Sipas tij, do të duhen hapa serioz dhe të dukshëm për të dëshmuar se qeveria mund të ndërtojë një klimë ku rritet shpresa për jetë më të mirë e për kushte më të mira për biznes.

Analisti Rashiti thotë se shpresa për rritjen e imputeve , infuzionit për ekonominë e subvencionet do të luajnë rol të rëndësishëm.

“Sfidat tjera janë të natyrës politike që pak kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. Ajo e menaxhimit të krijimit të Gjykatës Speciale. Përmbyllja apo avancimi i theksuar i integrimit të serbëve, avancimi i marrëdhënieve me Serbinë”.
Rashiti thotë, po ashtu, se gjatë vitit 2015 formimi ligjor i Ushtrisë së Kosovës do të jetë proces i ndërlikuar por i bëshëm.

“Ne frontin europian janë nënshkrimi i MSA’së dhe avancimi i dialogut për liberalizimin e vizave, procese kyçe për shtyrjen e reformave përpara”.

“Në aspektin ndërkombëtar, anëtarësimi në Këshill të Europës dhe futja e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO’së janë dy qëllimet kryesore”, thotë analisti Rashiti për Politiko.net.

Këto, sipas tij, janë sfida të mëdha dhe shumë të rënda.

“Por këto janë disa nga arsyet kryesore se përse ky koalicion i madh është formuar, dhe do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën nëse koalicioni i madh nuk arrin t’i përmbyll këto procese gjatë këtij mandati”.
“Qëllimi i koalicionit të madh duhet të jetë përmbyllja e çështjeve të mëdha ashtu që qeveritë e ardhshme të merren ekskluzivisht vetëm me zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë të vendit. Vetëm kështu do ta përmbyllnim ngadalë tranzicionin e shtetit të Kosovës”, thotë Naim Rashiti. /Politiko.net

Më Shumë

Liria synon vendin e dytë, pret Mitrovicën në Prizren

Liria do të presë këtë të diel Mitrovicën në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë, Grupi A. Takimi zhvillohet më 20...

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në Universitetin “Ukshin Hoti”

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar kjo e fundit. Anëtarët e këtij...

Lajmet e Fundit