7.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Tri romane të Kadaresë botohen në Suedi

IsmailKadare6-30Tri romanet e suksesshme të Ismail Kadaresë, “Dimri i madh”, “Pallati i ëndrrave” dhe Kronikë në gur”, janë botuar në Stokholm të Suedisë nga shtëpia botuese “Modernista”, me përkthim nga Marianne Eyre, Agneta Rehder dhe Britt Arenander.
Në gazetën “Expressen” të Suedisë, botimi i librave është shoqëruar me një recension të autorit Viktor Malm, titulluar “Pranë Kadaresë”. Malm vlerëson lartë këto tri romane, duke kritikuar vlerësimin që i bëhet Kadaresë si një historian, përkundër asaj që ai është në të vërtetë, pra një shkrimtar.

Ai shkruan se edhe pse akademia e Nobelit vlerëson shkrimtarët varësisht nga qëndrimi kritik që mbajnë ata ndaj kohës ku jetojnë, Kadare duhet të vlerësohet si një letrar i aftë, në të kundërtën ai do të lexohet vetëm si gazetar.

“Romani ‘Dimri i madh’ jep një raport ku rrëfehet e vërteta për jetën në Shqipërinë Komuniste, me një lloj çiltërsie të cilën mund ta kuptojmë vetëm përmes linjave asnjanëse dhe autentike të stilit të rrëfimit, pa zbukurime”, shkruan Malm në “Expressen”.

Kadare ka vite që nominohet për çmimin Nobel, çmimin më prestigjioz të letërsisë në botë, të cilin këtë vit e fitoi shkrimtari pak i njohur francez, Patrick Modiano.

Më Shumë

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Lajmet e Fundit