10.9 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Serbia po e shkel marrëveshjen

Edita TahiriMinistrja e Dialogut, Edita Tahiri, nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) t’i bëjë presion Serbisë për t’i ndalë ndërhyrjet e saj me struktura paralele në Kosovë, si dhe t’i respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Me këtë rast, ministrja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë për “Epokën e re” se nëpërmjet kësaj letre ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të bëjë presion mbi Serbinë për t’i respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel në kuadër të dialogut. Ajo ka thënë se ndërhyrjet ilegale të Serbisë në Kosovë janë veprime negative të cilat krijojnë tensionim dhe destabilizim.

“Qeveria e Kosovës iu ka drejtuar Bashkimit Evropian me një shkresë zyrtare për zhvillimet e fundit lidhur me ndërhyrjet e Serbisë dhe vazhdimin e strukturave paralele komunale. Rasti konkret ka qenë emërimi i kryetarit ilegal në Komunën e Shtërpcës, i cili është edhe kryetari legal i zgjedhur në zgjedhjet lokale të 2013-s. Këto veprime nuk janë në përputhje me frymën e BE-së për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal. Përkundrazi, janë akte dëshpërimi kur tentohet të pengohet legjitimiteti demokratik dhe puna e kryetarëve komunalë të zgjedhur në mënyrë të rregullt në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri ka shtuar se këto veprime kanë për qëllim përmbysjen e arritjeve të shumta nga procesi i dialogu të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë që, sipas saj, cenojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Bashkimi Evropian është ndërmjetësues dhe garantues i marrëveshjeve të Brukselit, prandaj është në kompetencat e BE-së të ndërhyjë dhe të bëjë presion ndaj Serbisë që ta respektojë marrëveshjen e 19 prillit 2013 dhe marrëveshjet e tjera që kanë dalë nga dialogu teknik. Jam e bindur se Bashkimi Evropian është shumë i interesuar që dialogu i Brukselit të jetë i suksesshëm. Vazhdimisht theksojmë se suksesi i këtij dialogu është në zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Ne si palë në këtë dialog dhe si shtet i Kosovës i kemi plotësuar të gjitha obligimet për zbatimin e marrëveshjeve dhe e kemi bërë më kohë, pra pa asnjë vonesë”, ka deklaruar Tahiri.

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se deri të martën nuk kanë marrë një përgjigje nga BE-ja për shkresën që ia kanë drejtuar BE-së.

“Deri në këto momente që po flasim nuk kemi marrë ende përgjigje nga Brukseli. Mirëpo, si qeveri kemi vlerësuar se vazhdimi i ndërhyrjeve të Serbisë në shtetin e Kosovës janë veprime me karakter destruktiv dhe destabilizues dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit për fqinjësi të mirë dhe për paqe në rajon”, ka theksuar Tahiri, duke shtuar se në shkresën dërguar BE-së ka ripërsëritur shqetësimet e Qeverisë së Kosovës që strukturat paralele komunale vazhdojnë edhe në komunat veriore, pavarësisht se Serbia ka pranuar marrëveshjen e Brukselit për normalizim të 19 prillit të 2013-s, me të cilën është paraparë krijimi i strukturave legale dhe legjitime në komunat veriore të shtetit tonë.

“Mirëpo, përsëri Serbia ka vazhduar t’i mbështesë strukturat ilegale dhe për këtë e kemi njoftuar Bashkimin Evropian edhe të hënën, duke i dhënë të gjithë emrat e personave të emëruar ilegalisht, por edhe në raportin e dërguar në Bruksel në tetor të 2014-s lidhur me gjendjen e zbatimit të marrëveshjes”, është shprehur ministrja Tahiri.

Më Shumë

Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Babai i viktimës Visar Cengut, Behar Cengu gjatë shqyrtimit gjyqësor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se arma nuk...

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doberdolan të Suharekës. Policia njofton se në aksident një person ka ndërruar jetë dhe pesë tjerë kanë...

Lajmet e Fundit