Kadare: Shqiptarët janë komb i vetëdijshëm europian

Ismial_KADAREShkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka folur pas sulmit terrorist që ka ndodhur në Paris, kur tre persona të mërkurën sulmuan revistën “Charlie Hebdo”, duke lënë 12 të vrarë dhe 20 të plagosur.

Kadare ka deklaruar për “Gazetën Express” se populli shqiptar s’duhet të vuajë nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.

“Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identitet evropian, ka lindur në kontinentin evropian, midis qytetërimit evropian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare evropiane. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identiteti të dyfishtë. Kombi shqiptar duhet të bindet se është evropian. Është evropian, ka rrënjë evropiane, ka histori evropiane, ka kulturë evropiane, ka kujtesë evropiane, ka gjuhë evropiane. Kjo është. Asgjë tjetër”, ka thënë Ismail Kadare./Express/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit