23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Dënimet skandaloze të Gjykatës në Prizren, për mosrespektuesit e Ligjit të duhanit

duhaniDrejtori i Inspektoratit në Prizren, Bedri Bytyçi nuk është i kënaqur me dënimet që Gjykata Themelore në Prizren, ka shqiptuar për pronarët e lokaleve që nuk kanë respektuar Ligjin e duhanit.

Ai tregon se gjykata disa pronarë të lokaleve,për mosrespektim të Ligjit të duhanit, ka dënuar me 3500 euro, ndërkaq disa tjerë me 50 euro.
“Kjo mënyrë e dënimeve po na krijon telashe”, ka thënë Bytyci për TV Prizrenin.

Sipas tij, inspektorët gjatë realizimit të aktiviteteve të veta për zbatimin e Ligjit kundër duhanit, vitin e kaluar ka evidentuar shkelje ligjore të përdorimit të duhanit në ambiente të mbyllura në mbi 30 subjekte afariste.

“Shqetësimet janë vendimet e Divizionit për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Prizren, për disa subjekte në të cilat janë evidentuar shkelje ligjore nga inspektorët për përdorimin e duhanit, janë ndëshkuar me nga 50 euro e disa të tjera po për të njëjtën vepër ligjore janë dënuar me nga 3500 euro, ndërsa disa lëndë nuk janë shqyrtuar fare”.

“Ne si institucion kërkojmë qasje më serioze të Gjykatës rreth kësaj çështje, për trajtim të barabartë të dënimeve taksative të parapara me ligj”.

“Për këtë çështje kemi kërkuar një takim me organet kompetente të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në rajonin e Prizrenit.Këto veprime të kësaj Gjykate jo vetëm që po e nënvlerësojnë punës e Drejtorisë së Inspektorateve, por po u japin hapësirë dhe mundësi individëve dhe subjekteve afariste që të mos zbatojnë ligjin, sepse nuk po e marrin ndëshkimin e merituar”

“ Ligji duhet të vlej njëjtë për të gjithë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit