Kitaristi amerikan i rrugëve të Prishtinës

Braden ClarkI hukat duart dy-tri herë sa për t’i nxehur gishtërinjtë. Por, ky ishte veprimi i tij i fundit para performancës në një skaj të sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Djaloshi me mjekër merr kovën e bardhë mbi të cilën vendos shilten bojë qielli. Kjo i shërben si ulëse. Kitarën ngjyrë okeri e nxjerr nga çanta e krahut. Është kitarë me çmim të lirë që ia kanë dhënë në një hotel në Prishtinë. Këmbën e djathtë e mban pak më lart.

Çantën e lë prapa në një vend të mbuluar me borë dhe para vetes vendos një gajbe të zezë, fundi i së cilës është mbështjellë me faqe gazetash. Mban ritmin e “Little Willy The Bambler”. Me këtë Braden Clark nis performancën e tij në shesh. Është hera e parë që luan në publik. Djaloshi 27-vjeçar ka ardhur në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar.

Në Kosovë – sefte para publikut

“Nuk ka një javë që kam marrë kitarën dhe dal e këndoj në shesh”, thotë ai dhe shton se këngën e sapokënduar e kishte dëgjuar nga Bob Dylani. “Mendoj se është ‘cover’ i Bob Dylanit, kurse origjinali është nga Townes Van Zandt”, shton ai derisa lëviz këmbët, por tani nga i ftohti, shkruan Koha Ditore.

Ishte i brengosur se çfarë do të ndodhte gjatë performimit në shesh, mirëpo thotë të ketë mbetur i mahnitur me Prishtinën, duke përmendur dy fëmijë që i shprehën mirëseardhje në mënyrë paksa të çuditshme për të.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit