OVL-UÇK, tri ditë afat Qeverisë për regjistrimin e studentëve

OVL-Xhavit JashariShoqatat e dala nga lufta i kanë dhënë tri ditë kohë Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës për gjetjen e një zgjidhje lidhur më çështjen e memorandumit të bashkëpunimit në mes të Universiteit të Prishtinës dhe shoqatave të dala nga lufta për pranim me automatizëm në UP për familjarët e këtyre të fundit.

Xhavit Jashari, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, ka thënë për Indeksonline se po pritet qëndrimi përfundimtar i Ministrit Barjami dhe pastaj OVL do të dalë me një përgjigje zyrtare për këtë çështje.

“Brenda dy-tri ditëve do të dalim me qëndrim zyrtar. Ata nuk mund të iu ikin përgjithësive të tyre”, ka thënë Jashari.

Ai nuk e përjashtoi mbajtjen e sërishme të protestave deri në realizimin e të drejtëve të studentëve.”Nuk përjashtohet mbajtja e protestave për me realizu të drejtën e studentëve. Memorandumi ka bazë dhe rektori duhet ta zbatoj atë”, ka thënë ndër tjerash Jashari për Indeksonline.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit