Jahjaga: Mos e lëshoni Kosovën, po e vështirësoni liberalizimin e vizave

Atifete Jahjaga 2Në Prishtinë ka filluar mbledhje e Këshillit për Integrim Evropian ku si çështje urgjente po diskutohet migrimi ilegal i cili është i shprehur kohët e fundit. Presidentja e Kosovës Atifeta Jahjaga ka thënë se trendet e migrimit ilegal janë shqetësuese. Sipas Jahjagës kjo po ndodhë për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik.

Presidentja me këtë rast ka përmendur edhe rastin e Ali Fetahut i cili është ngrirë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë. “Cilado qofshin rrethanat e migrimit, një gjë mbetet e pa kontestuar. Kjo nuk duhet të jetë Kosova e vitit 2015. Në rastet si kjo dëshmojmë nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundshme për ta parandaluar këtë dukuri”, tha Jahjaga. Sipas liberalizimi i vizave jo vetëm që do të mundësojë lëvizjen e lirë por edhe do të reformojë institucionet që janë ndërtuar qe një dekadë e gjysmë. Jahjaga tha se numri në rritje i azilkërkuesve kosovarë e vështirëson liberalizimin e vizave.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, ai i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, shef i zyrës së BE-së Samuel Zhbogar, etj.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit